Në dokumentin që shihni më poshtë, të datës 20.10.2022, me nënshkrimin e kryetarit në ikje, ai me vetëdije të plotë i ka shitur 6 535 m² tokë publike të qytetarëve të Tetovës kompanisë “Tetovo Tabak”, një kompani në likuidim, për vetëm 70 denarë për metër katror!
❗️Buxheti i Komunës së Tetovës është dëmtuar me mbi 5 milionë euro!
Këto para nuk kanë shkuar në arkën e komunës, por kanë përfunduar në xhepat e tu dhe të shefave të tu!
Kjo është vjedhja më e madhe e pronës publike në Tetovë në 34 vitet e pluralizmit.
Një akt që nuk e ka bërë asnjë kryetar që nga pavarësimi e deri më sot.
Skandali më i madh i shitjes së Tetovës mban firmën e Bilall Kasamit!